Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe anëtari i kësaj Lëvizje Glauk Konjufca, sot kanë zhvilluar takim virtual me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan Gazeta Metro.
Kurti, përmes një postimi në Twitter njoftoi për takimin duke shkruar se temë diskutimi ishin vaksinat dhe dialogu Kosovë-Serbi.
“Sot kam pasur një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin Kosnett. Ne diskutuam nevojën urgjente të Kosovës për vaksina, rëndësinë e investimeve të Shteteve të Bashkuara dhe koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun”, shkroi Kurti.
Ai shtoi se Palmer e uroi për fitoren, dhe shprehu mbështetjen e tij.
Këtë herë Kurti dialogun e vendosi në radhë të parë, për dallim nga deklaratat e mëhershme kur tha se ky proces ishte prioriteti i gjashtë ose shtatë.


