in

NGA AKUZAT PËR “PËR HARAÇ ME LOJËRA FATI” TEK MBLEDHËS I VOTAVE

Figura më e përmendur për afera inkriminuese në politikën kosovare, Adem Grabovci, ka pësuar evolucion të madh sa i përket raportit me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Në verën e vitit 2009 Adem Grabovci e konsideronte Ramush Haradinajn figurën më të korruptuar në Kosovë, e në verën e vitit 2017 ai është një nga lobuesit kryesor në PDK për ta bërë Ramush Haradinajn kryeministër të vendit.

Insajderi ka raportuar sesi Adem Grabovci ka takuar personalisht dy deputetët e koalicioni LAA, Teuta Rugova dhe Labinot Tahiri, votat e të cilëve mund ta bëjnë Kadri Veselin ose dikë tjetër nga PDK kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn, kryeministër të Kosovës.

Fillimisht është takuar me Ukë Rugovën dhe dy sekserët e PAN-it, Dardan Gashin dhe Astrit Haraqija. Arsyeja e takimit: vota pro Haradinajt e Teuta Rugovës.

Pasi kreu lobimin për Teuta Rugovën, Adem Grabovci u hodh në gjuetinë tjetër: këngëtarin e muzikës turbo-folk këngëtarin, të bërë deputet.

Labinot Tahirin e nxori nga dasma dhe i kërkoi ta votonte Ramush Haradinajn për kryeministër.

Kjo “betejë” e Grabovcit për Ramush Haradinajn bëhet e pakuptimtë kur lexohet letra e Grabovcit drejtuar Haradinajt në vitin 2009.

Ai në atë letër të lexuar në Kuvendin e Kosovës kishte akuzuar Haradinajn se ka vila e banesa luksoze në Prishtinë, Tiranë, Prizren, Durrës e Brezovicë. Madje e akuzonte Monte Carlo dhe Dubai.

Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!”, akuzonte Grabovci në foltoren e Kuvendit.

Por krejt këto tashmë kanë rënë në ujë. Para se të dilte në gjueti për “numrat e Ramushit”, Grabovci e kishte thirrur Haradinajn edhe në dasmën e djalit të tij që ishte mbajtur muajin e kaluar./Insajderi.com

Grabovci nxjerr Labin nga dasma – i kërkon votën për Veselin e Haradinajn

Binak Gashit i është ndërprerë kënga e Labinot Tahirit të enjten e kaluar për më shumë së gjysmë ore. Këngëtari që kishte zgjedhur për të kënduar në dasmën e të birit, Isufit kishte angazhime politike. Labinot Tahiri tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës ka lënë mikrofonin për më shumë se gjysmë ore për të negociuar … Continue readingGrabovci nxjerr Labin nga dasma – i kërkon votën për Veselin e Haradinajn

Lini një Përgjigje

Biseda virtuale e Hotit me z. Matthew Palmer

Një zarf nga Vetëvendosje mbërrin në zyrat e LDK-së, mësohet përmbajtja