in

Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë kufizon përkohësisht ofrimin e shërbimeve me palë

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë, të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër. Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme, mund të bëhet në këtë Qendër.

Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta.

Lini një Përgjigje

Haradinaj kërkon rinumërim të votave

Haziri i jep mbështetje fondacionit “Vjosa”