in

Letrat që Kurti ua shkroi Netanyahut dhe Erdoganit

Albin Kurti leader of Vetevendosje (Self-Determination) speaks during an interview with The Associated Press in capital Pristina, Kosovo on Sunday, Feb. 14, 2021. Kosovo's main opposition Self-Determination Movement party or Vetevendosje! has won a clear victory in an early election held amid the coronavirus pandemic, an economic downturn and stalled negotiations with wartime foe Serbia. (AP Photo/ Visar Kryeziu)

Albin Kurti i dërgoi dy letra me peshë diplomatike. Pretendenti për kryeministër njërën e nisi në Jerusalem të Izraelit e tjetrën për Ankara të Turqisë. Por, askund s’e përmend vendosjen e ambasadës kosovare në qytetin e shenjtë të shtetit hebre.

Kjo zonë u bë temë e nxehtë në politikën dhe diplomacinë e Kosovës prej se shteti më i ri në Evropë u njoh ndërsjellazi me Izraelin bashkë me zotimin se do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

Kurti i ktheu letrat në fjalë, pasi që javën që kaloi i publikoi dy të tilla t’i ketë marrë si telegrame urimi për fitoren, por me pikën kyçe Jerusalemin.

Në njërën, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i thotë Kurtit se pret vizitën e tij atje për të inauguruar përfaqësinë diplomatike të Kosovës pas zyrtarizimit të njohjes reciproke më 1 shkurt me ceremoni virtuale.

“Teksa shtetet tona po vendosin marrëdhënie diplomatike synoj të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Faleminderit për ftesën që të vizitoj shtetin tuaj mik, të cilën gjë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, shkruhet mes tjerash në letrën e kryetarit të Vetëvendosjes dërguar Netanyahut.

Jerusalemi ishte pikë qendrore edhe në letrën që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i dërgoi Kurtit.

Erdogan thotë se është i kënaqur kur ka mësuar se nëse Kurti vjen në pushtet ai e rishikon angazhimin për hapjen e përfaqësisë diplomatike kosovare në Jerusalem.

Lideri turk bëri thirrje që Kosova të shmangë hapjen e ambasadës në Jerusalem, përndryshe mund të pësojë dëme të mëdha. Edhe për Erdoganin, Kurti kishte përgjigje me tone diplomatike.

“Ne jemi fort falënderues për mbështetjen që shteti dhe shoqëria turke na kanë dhënë në kohërat më vendimtare për vendin tonë. Kur qeveria jonë të formohet synoj të zgjerojmë e thellojmë raportet tona përmes komunikimit të hapur e të sinqertë”.

Presioni për liderin e Vetëvendosjes që kur të ulet në karrigen kryeministrore të kryejë këtë punën e lokacionit të vendosjes së ambasadës kosovare në qytetin e shenjtë po vijnë edhe nga brenda.

“Ambasada do të vendoset në Jerusalemin Perëndimor, aty ku janë të pozicionuara institucionet e shtetit të Izraelit. Kështu kanë kërkuar amerikanët”, tha të martën Koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni.

Njohja Kosovë-Izrael është derivat i marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e atëherë presidentit Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë që në plotni kanë bartur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Kjo u bë në kohën e administratës së Trump dhe u betonizua në atë të presidentit Joe Biden.

Senati amerikan me votë plebishitare me 97 vota për dhe vetëm 3 kundër më 5 shkurt votoi që ambasada e tyre të mbetet përgjithmonë në Jerusalem./klankosova

Lini një Përgjigje

Daka nuk e kupton mllefin e Kurteshit dhe LVV-së ndaj saj

Haaretz: Nën presion nga Turqia, Kosova mund ta kthejë mbrapsht vendimin për të hapur ambasadën në Jerusalem”.