in

Vjosa Osmani në vizitë zyrtare në Zvicër

Ushtruesja e detyrës e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është në një vizitë zyrtare në Zvicër, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z.Andreas Aebi, me të cilin ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës. Këtë e ka bërë të ditur në një shkrim në Facebook.

“Isha e nderuar sot të pritem nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z.Andreas Aebi, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës. Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtësor. Mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra e po ashtu optimizëm i thellë për rrugën tonë përpara. ” ka shkruar Vjosa Osmani.

Lini një Përgjigje

IKSHP: Respektoni masat parandaluese dhe shmangni tubimet publike

KQZ-ja të enjten shpall rezultatin e zgjedhjeve – çfarë pastaj