in

U arrestuan drejtori i KPK-së dhe një zyrtare

Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intervistim drejtori i përgjithshëm, Lavdim Krasniqi, dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Porkurorial i Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet.

Kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë.

Lini një Përgjigje

Dënim me burg dhe kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim

Përfundon takimi Lajçak-Kurti, asnjëri nuk flet për medie