Një tjetër i sëmurë ka luftuar sot në Dibër për të mbërritur në spitalin më të afërt, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në videon e publikuar nga JOQ, një qytetar ka denoncuar një tjetër rast të rëndë në Dibër, që siç duket rrezikon të përsërisë skenarin e disa ditëve më parë, kur nëna e ish-deputetit Sali Shehu vdiq rrugës për në spital.
Në pamje shihet një makinë e bllokuar në dëborë, brenda të cilës ndodhet një i sëmurë që duhet të shkojë në spital. banorët e zonës kanë dalë të shtyjnë mjetin, por dëbora ka bllokuar gjithçka dhe është e pamundur që makina të ecë.
“Ore shtyje më fort…ec…nuk del,”- dëgjohet të thonë banorët në video.
Qeveria thotë se ka hapur të gjitha rrugët nga bora, por pamjet më poshtë përgënjeshtrojnë propagandën.
Edhe pse jo të gjitha rrugët e fshatrave mund të hapen me borëpastruese, kur bëhet fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish qeveria mund të përdorë dhe helikopterët. Kryeministri dhe ministrat janë parë shpesh të kryejnë takime elektorale me heliko