in

Momenti kur Presidenti Bush kishte njohur Pavarësinë e Kosovës

Kosova feston 13vjetorin e Pavarësisë, e cila ishte shpallur më 17 shkurt 2008. Kjo pavarësi erdhi pas viteve të tëra të negociatave të dështuara me Serbinë për statusin final dhe nuk mund të arrihej pa përkrahjen e miqve ndërkombëtarë.

SHBA-ja ishte shteti që e përkrahu Kosovën në rrugëtimin e saj drejt çlirimit nga forcat paramilitare serbe dhe shpalljes së pavarësisë.

Ky ishte momenti kur ish-presidenti amerikan George Bush kishte njohur Kosovën si shtet.

Duke folur për gazetarë, gjatë një vizite në Tanzani, Presidenti Bush tha se shteti i ri i Kosovës është i përkushtuar që të ketë standardet më të larta të lirisë dhe do të jetë i njohur plotësisht nga SHBA-ja.

Lini një Përgjigje

Verifikimi i votave nga diaspora, KQZ deri tani ka refuzuar 380 sosh

Osmani: Qëllimet madhore e kombëtare nuk mund të realizohen pa unifikim