Policia e Kosovës ka berë të ditur së gjatë ditës së zgjedhjeve ka ndodhur një keqpërdorim i detyrës zyrtare në komunën e Pejës, raporton Gazeta Express.
Sipas policisë, kryesuesi në një vendvotim ka liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisioner para se të përfundoi numërimi i votave.
“Me 16.02.2021 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kryesues në një vendvotim, ka kryer veprën e lartcekur duke liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisioner para se të përfundoj numri i votave”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur në orën 22 e 20 minuta në një qendër votimi