in

“E prumë paqen bashkë”, monumenti i Newborn-it ndryshon pamjen

Me rastin e 17 shkurtit, ditës së Pavarsisë dë Kosovës, monumenti Newborn ka ndryshuar pamjen. Këtë vit janë duart me ngjyrën e ushtrisë që kanë zënë vend në shkronjat e këtij monumenti për të treguar bashkim. Po ashtu me anë ndryshimit të sipërfaqes së monumentit, tregohet vetëdijësim për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, për këto ditë në paqe të Kosovës.Motoja e këtij monumenti sivjet është “E prumë paqen bashkë”. Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili mbrëmë pas përfundimit të ngjyrosjes ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ushtarët dhe dëshmorët sivjet do të jenë në monument.

Lini një Përgjigje

Osmani dhe Kurti homazhe te varri i Rugovës

Biden në Uiskonsin kërkon mbështetje për paketën e re ekonomike