in

Osmani dhe Kurti homazhe te varri i Rugovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Osmani dhe Kurti kanë vendosur kurora me lule te varri i Rugovës. Pas homazheve, Osmani uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për ditën e shënuar. Kurti kujtoi dëshmorët dhe martirët, falë të cilëve Kosova gëzon lirinë.

Gjatë ditës, Osmani dhe Kurti do të jenë bashkë edhe në disa aktivitete të tjera, që janë organizuar me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.

Lini një Përgjigje

Makina ra në lumin Drin, nxirren trupat e pajetë të dy elektriçistëve

“E prumë paqen bashkë”, monumenti i Newborn-it ndryshon pamjen