in

Makina ra në lumin Drin, nxirren trupat e pajetë të dy elektriçistëve

Zhytesit kanë nxjerrë trupat e pajetë të dy elektriçistëve, të cilët u mbytën sot në lumin Drino, pasi makina me të cilën lëviznin ra në lumë. Aksidenti i rëndë afër Lazaratit. Dy punonjësit e OSHEE ishin duke inspektuar zonën pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së energjisë elektrike. por si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin, ra në lumë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia e Gjirokastrës për të ndërhyrë. Ndërsa për shkak të thellësisë dhe motit të acartë, autoritetet vendore policore kërkuan ndihmën e polumbarëve për të nxjerre automjetin dhe trupat e dy elektriçistëve.

Lini një Përgjigje

Rugova na bëri krenarë që jemi shqiptarë

Osmani dhe Kurti homazhe te varri i Rugovës