Spekulimet dhe pretendimet janë nga më të ndryshmet. Kush do të bëhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dikur partisë më të madhe jo vetëm në Kosovë, por edhe partisë më madhe shqiptare në Gadishull, që degradoi në partinë e tretë.
Isa Mustafa dha dorëheqjen nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që e mbajgti gjatë, më shumë se një dhjetëvjetëshe..
LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveç se është radhitur e treta, po ashtu ka dalë me një humbje të thellë e diferencë të madhe nga subjekti i parë, Lëvizja Vetëvendosje.
Përgjegjësinë për këtë nuk e ka marrë vetëm Isa Mustafa që dje e dorëzoi dorëheqjen para kryesisë.
Edhe nënkryetarët e partisë e kryesia tashmë janë dorëhequr e në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së do të votohet për emrat e ri që do të emërohet në këto struktura.
Nënkryetari në dorëheqje i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë mbrëmë se dorëheqja e kryetarit dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.
“Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit”, ka shkruar ai mbrëmë pas mbledhjes së LDK-së.