in

Austria mbetet partner i përkushtuar i Kosovës për në BE

Për procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve në Kosovë kanë uruar nga Ministria e Jashtme e Austrisë.

Përmes një komunikatë zyrtare, Austria ka premtuar mbështetje të plotë duke thënë se është një partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt BE-së, shkruan Indeksonline.

“Zgjedhjet demokratike në Kosovë kanë rezultuar në një mandat të fortë dhe kanë sjellë pritje dhe përgjegjësi të mëdha. Austria mbetet partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe po pret që të punojë për nga afër në rrugëtimin e Kosovë drejt BE’së”, thuhet në komunikatë.

Kur janë numëruar mbi 99% të votave LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Lini një Përgjigje

Vela publikon infografikën për subjektet politike në Kuvend

Licencohet vaksina 63 për qind efektive kundër Covid-19, Kosova do të ketë qasje në të