Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se qeveria e re në Kosovë duhet të përparojë në rrugën evropiane.
Von Cramon theksoi se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë.
“Qeveria e re duhet të përparojë në rrugën evropiane dhe duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë”, raporton Tanjug përcjell Klan Kosova.
Ajo sot ka uruar qytetarët e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor, ku ka shkruar se zgjedhjet e lira janë organizuar pavarësisht pandemisë së koronavirusit.