in

Dha dorëheqje Isa Mustafa

“Kishim mbledhjen e kryesisë që e thirra unë pas rezultateve të zgjedhjeve. Rezultati është shumë i keq për LDK-në, rezultat që ne nuk e kemi pritur fare as nga puna në teren e as nga puna që ka bërë kryeministri Avdullah Hoti. Qytetarët e thanë fjalën e tyre përmes votës dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote, unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri në një periudhë të shpejtë kohore me statut e kemi 60 ditë që ta bëjmë këtë mirëpo unë do ta bëjë më shpejtë këtë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa theksoi se bartë përgjegjësinë si kryetar i LDK-së për atë se çfarë ju ka ndodhur në këto zgjedhje.

“Dua ta ruaj LDK-në dhe dua që LDK-ja të fuqizohet dhe të rikthehet si forcë e rëndësishme politike sepse i nevojitet Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Ai ka shtuar se së shpejti Kuvendi do ta zgjedh kryetarin e ri, dhe se për momentin nuk kanë caktuar ushtrues detyre. 

Lini një Përgjigje

Isa Mustafa paralajmëroi dorëheqjen nga kreu i LDK-së

Kur japin dorëheqje Kryetari e Kryesia?