in

Hoti: Votuesit e LDK-së nuk e votojnë as VV-në, as Vjosa Osmanin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga radhët e LDKsë, ka thënë se kandidatja për presidente nga radhët e LVVsë, Vjosa Osmani, njëherit edhe ushtruese e detyrës së presidentit, nuk ka kurrfarë ndikimi tek votuesit e LDK’së.

Hoti, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se as largimi i Osmanit, e as fushata e saj politike nuk i sjellë vota tradicionale të LDK’së asaj, shkruan Gazeta Express.

“Largimi nga LDK ka pasur zero ndikim. Besoj se unë njoh edhe strukturat edhe elektoratin tradicional të LDK’së. Efekti i saj është zero. Nuk e duron elektorati i LDK’së Vjosa Osmanin. Njerëzit që kanë qenë tradicionalisht LDK nuk e votojnë Vetëvendosjen”, deklaroi Hoti.

Kreu i ekzekutivit në detyrë e ka konsideruar si propagandistike prezencën e flamurit të ish-presidentit Rugova në tubimet elektorale të VV’së.

Prijësi i listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK’së ka numëruar Marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë si sukses të nomenklaturës së shtatë.

“LDK ka dhënë arsyeshmërinë e plotë të rrezimit të qeverisë paraprake, vendimet që kanë marrë LDK’ja kanë qenë të plota. Marrëveshja e Uashingtonit është më e madhja që është nënshkruar ndonjëherë”, ka thënë ai.

“VV-së ia kemi çmontuar propagandën”

Ndërkaq duke folur për aktivitetin politik të LVV-së, Avdullah Hoti thotë se VV ka propaganduar duke ndërtuar kauzë të rrejshme.

“Partitë politike lejohet të ngritin diskursin në çështje të caktuara por nëse e ndërton një kauzë të rrejshme edhe e kamuflon me një propagandë për një qëllim që nuk është fisnik në aspektin politik po flas, çfarë i thua asaj, përveç një e keqe për vendin”, tha Hoti.

Ai tha se e kanë çmontuar këtë propagandë.

Lini një Përgjigje

Prokuroria Speciale refuzon lirimin e Haradinajt dhe Gucatit

Rita uron në prag të 17 Shkurtit: Kosovë, urime Pavarësia, të dua shumë