in

Haradinaj kërkon të votohen ata që garantojnë lirinë e Kosovës

Kandidati për president të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar votuesve me një mesazh në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit.

Nga ta kërkon të dalin të votojnë masivisht për ata që të ardhmen e sigurt për Kosovën, për mbrojtjen e territorit, sovranitetit dhe lirisë e kanë vendosmëri.

“Këtë të dielë, fati i Kosovës është në duart tuaja.

Mbane në mend se këto zgjedhje kanë të bëjnë me të ardhmen e fëmijëve tanë dhe me pozicionin tonë si shtet dhe rrugën përpara. Andaj, merrni vendimin tuaj me mençuri.

Dilni e votoni masovikisht për ata që e kanë të dëshmuar të kaluarën dhe garantojnë të ardhmën e sigurt për Kosovën, ata që kanë vendosmëri për mbrojtjen e territorit, sovranitetit dhe lirisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Lini një Përgjigje

Në tubimin përmbyllës të PDK-së edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

Ku dallojnë dhe sa pajtohen Kurti e Osmani – flasin për njëri-tjetrin