in

Mbërrijnë në Kosovë rreth 16 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Rreth 16 mijë pako me fletët e votimit të plotësuara në diasporë kanë mbërritur në Kosovë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Mund të them se deri më tani janë pranuar rreth 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime. Pranimi i këtyre pakove po bëhet nën përcjelljen e policisë së Kosovës por edhe të vëzhguesve të akredituar, qoftë të subjekteve politike por edhe të OJQ-ve vendore,” – tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Aktualisht, pakot me vota që mbërrijnë nga diaspora vendosen të gjitha në një vend të sigurt e të monitoruar nga kamerat e sigurisë dhe policia.

“Vendi ku do të mbahen të gjitha këto dërgesa është në hapësirën e Ministrisë së Infrastrukturës. Vendi është i siguruar mirë, kemi katër kamera funksionale në hapësirat e brendshme dhe kemi një kamerë e cila siguron hapësirën e jashtme. Pra, sigurisht se është edhe Policia e Kosovës ajo që bën sigurimin e objektit,” – u shpreh Burim Ahmetaj, kryeshef ekzkeutiv i Sekretariatit të KQZ-së.

Numri i votave që mbërrijnë nga diaspora ndryshon çdo ditë. Dërgimi i tyre nga shtetasit qe jetojne jashte bëhet nëpërmjet asaj të rregullt por edhe të shpejtë, kjo meqë afati i paraparë ligjor është deri të premten në mbrëmje.

Numri i aplikuesve nga diaspora që janë konfirmuar është i lartë dhe ata janë në shumë shtete të botës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndryshe nga herët e kaluara, është parë një interesim i madh i mërgimtarëve për të votuar.

Lini një Përgjigje

Caraffa di Catanzaro, komuna arbëreshe në Kalabri

Lumezi kërkon angazhim maksimal gjatë procesit zgjedhor