Minatorët e Trepçës në Stan Tërg janë hedhur në grevë, pasi që nuk kanë marrë pagat e muajit janar, ka njoftuar Kryesia e Sindikatës së Re.
Këtë e kanë konfirmuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Në grevë janë hedhur minatorët si rezultat i mosrealizimit të pagave me kohë. Gjithashtu grevës i janë bashkangjitur edhe ndërrimi i tretë dhe sot ndërrimi i parë, duke qëndruar në hapësirat e restorantit.
“Dje në ndërrimin e dytë minatorët e minierës Trepça në Stan Tërg janë futur në grevë në horizontin e X-të si rezultat i mos realizimit të pagave me kohë, gjithëashtu greves ju kanë bashkangjitur edhe ndrrimi i tretë dhe sot ndrrimi i parë të cilët po qëndrojnë në hapsirat e restaorantit.
Qe dy muajt e fundit ka qenë një prodhim rekord që nga pas lufta në këtë minierë.
Punëtorët kërkojnë pagat nga djersa e tyre. Me fat!”, ka shkruar Kryesia e Sindikatës së Re.