in

Hoti: SHBA ndërpreu komunikimet me ne gjatë Qeverisë Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që është edhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit, në emisionin Politiko të Kanal 10, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i patën ndërprerë komunikimet me Qeverinë e Kosovës, në kohën kur ajo udhëhiqej nga Lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Në atë kohë Hoti që mbante postin e zëvendëskryeministrit, ka thënë se atij në javët e fundit të qeverisjes VV-LDK, atij i është komunikuar ndërprerja e komunikimit me SHBA-në.

Nuk mund t’i detyroja zyrtarët amerikanë të takojnë zyrtarët e Vetëvendosjes. Unë i kam kërkuar ish-kryeministrit që të shkojmë si delegacion dhe të komunikojnë por ai i kishte teoritë e veta konspirative. Kërkesë e imja ka qenë që ne të koordinojmë vendimmarrjen tonë me zyrtarët amerikan dhe ka qenë insistimi i tij me teori të ndryshme. Ne ja kemi bërë të qartë ose të bashkëpunojmë me ta që të mos vijmë në situatën që qeveria e Kosovës të ketë mungesë komunikimi me SHBA ose dalim nga koalicioni. Po, madje edhe mua më është komunikuar. Në javët e fundit të qeverisjes”, tha ai në Politico.

Ai ka thënë se është i bindur që LDK do të fitojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kemi arritur ta mobilizojmë elektoratin tonë tradicional dhe jemi të bindur se ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”, tha ai.

Avdullah Hoti në një pyetje se si nuk po respektohen masat anti-COVId në tubimet elektorale, duke rrezikuar shpërndarjen e këtij virusi, tha se është e pamundur të ndalen qytetarët që të shkojnë në tubime.

“Ne nuk e kemi harruar, ne kemi pasur seri të programeve për të shpërndarë informatën tek qytetarët lidhur me programim dhe tash çdo ditë paradite e bëjmë prezantimin e kandidatëve të regjionit dhe mandej dalim të takohemi me qytetarët.Në ato takime bëjmë maksimumin e respektimit të masave, distance dhe maskë. Është e pamundur të ndalen qytetarët të vijnë në tubime”, tha Hoti, transmeton Portali.info

Gjithashtu Avdullah Hoti theksoi se po bëjnë thirrje që të respektohen këto masa, s’paku të kenë të vendosura maska dhe të respektohet distanca.

“Po bëjmë thirrje maksimalisht që të respektohen këto maska, maskat së paku dhe distance në mes njerëzve në ambiente sa më të hapura. E di se jo gjithmonë arrijmë t’i kontrollojmë tubimet që po bëjmë”, shtoi ai.

Ndryshe pikërisht sonte LDK zhvilloi tubim në qytetin e Gjilanit, ku të gjithë shiheshin afër njëri-tjetrin, pa respektim distanca disa prej tyre em maska e disa as maskë të vendosur në një ambient të mbyllur.

Ishte pikërisht Hoti dhe Armend Zemaj nga LDK si ministër i Shëndetësisë që vazhdimisht bënë thirrje për respektim të masave, e që së fundi po i thyejnë vetë ato.

Lini një Përgjigje

Mustafës po i dhimbset Osmani kur po e sheh në marshet me Kurtin

Njerëz me mjekra shpërndajnë pamflete kundër votimit e demokracisë!?