Sot myslimanët me mjekra e pantallona tre çerekësh, kanë shpërndarë nëpër rrugë pamflete kundër votimit e demokracisë.
Ata bëjnë thirrje të mos votohet, as të mos zgjidhen deputetet e popullit, sepse votimi dhe zgjedhja e tyre qenka kundër vullnetit të allahut.
Vetëm Zoti i tyre, paska të drejtë të nxjerrë ligje. “Islami na tregon se të drejtën për të vendos ligje i takon vetëm Allahut”.
“Ata që nuk e respektojnë fjalën e allahut, pra ligjvënësit e popullit janë qafira.
Brenda këtij pamfleti dy faqesh ka urrejtje të tërbuar kundër priftërinjve të krishterë e rabinëve.
Në predikimet e tyre gojore thonë se do të vi dita kur atyre që votojnë do t’u këputet dora.
Dispozita e pjesëmarrjes në zgjedhje demokratike është “kufer” që e nxjerrë njeriun nga feja”, shkruan ndër të tjera në pamfletet që i kanë shpërndarë nëpër kryeqytet.
Rrëqethesh kur i lexon.
Policia nuk i pengoi dhe nuk i arrestoi, megjithëse këto pamflete janë thirrje për linç, janë shkelje elementare e të drejtave të njeriut, thirrje për shkeljen e kushtetutës dhe të ligjit, që prekin themelet e shtetit. Pamfleti bënë thirrje për rrënimin e institucioneve demokratike, kthim në mesjetën e tmerrshme arabe.
Dhe të gjitha këto po ndodhin në Prishtinë e jo në Kandahar.
