Avdullah Hoti, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, ishte sot në Viti, ku sipas fotografisë së postuar në rrjetin e tij social pati pritje madhështore.
Hoti në postimin e tij shkruan: “Në një ditë të mrekullueshme si kjo, në Vitinë Dardane, u zotova se Lidhja Demokratike e Kosovës, është e vetmja familje politike, që e zhvillon dhe e fuqizon shtetin tonë.
Shpirti i lirë i qytetarëve të Kosovës, të dielën do të votojë për Demokracinë, do të votojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, do të votojë për shtetin shtet!
LDK, sot e përgjithmonë!