Kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin e kanë akuzuar se po e rikthen komunizmin me simbolet e shalleve të kuq, që i shpërndau në kryeqytet.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i nominuar nga LVV-ja për kryeministër të Kosovës, pas homazheve që bëri te vendi ku janë vrarë aktivistët e VV-së, Mon Balaj e Arben Xheladini, 14 vjet më parë, në një protestë të organizuar kundër Pakos së Ahtisarit, i pyetur për deklaratën e Isa Mustafës, tha se nuk ka kohë që të merret me deklaratat e të tjerëve.
“Republika e Kosovës është para një referendumi gjithëpopullor, ku numri 127 është dalje nga kriza e shumëfishtë. Nuk mund të jap shpjegime për deklaratat e të tjerëve, ata duhet t’i japin vet”, është përgjigjur Kurti
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me vendosjen e shalleve të kuqe në Prishtinë, të cilin veprim e kritikoi ashpër, duke theksuar se këtë shtet e bëmë me miqtë tanë në krye me SHBA.
Kurtin e kanë akuzuar se po e rikthen komunizmin me simbolet e shalleve të kuq, që i shpërndau në kryeqytet.