in

Jam i bindur që me 14 shkurt qytetarët do të na japin besimin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që është edhe kandidat për shef ekzekutivi në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka mbajtur tubim elektoral në Obiliq ku ka premtuar mbështetje për këtë komunë që sipas tij do të jetë pjesë e zhvillimit të përgjithshëm në Kosovë.

Hoti ka thënë se janë duke punuar në rikonstruimin e Kosovës B në mënyrë që t’i përmbushë të gjitha standardet ambientaliste.

Hoti: Me fondet tona dhe të BE-së po punojmë që të rikonstruojmë Kosovën B

“Ne jemi duke punuar shumë tash, edhe me fondet tona edhe me fonde të Bashkimit Evropian të rikonstruojmë Kosovën B në mënyrë që t’i përmbushë plotësisht standardet ambientaliste ndërkohë që të prodhojë energji pozitive për krejt Kosovën sigurisht, të rikonstruojmë disa prej termocentraleve të Kosovës A për t’i zgjatë afatin por mbi të gjitha po punojmë shumë me këtë marrëveshjen tonë të Uashingtonit, të cilën këta të tjerët veç e shajnë, që me sjellë gazin në Prishtinë dhe me i zëvendësua disa prej termocentraleve me energji gaz, dhe me u transformu ekonomia e krejt Kosovës, Obiliqit dhe krejt Kosovës”, ka thënë Hoti.

Para qytetarëve të Obiliqit, Hoti është shprehur i bindur se LDK do të marrë përkrahjen e qytetarëve më 14 shkurt, për të qeverisur në katër vitet e ardhshme.

Hoti: Fitorja jonë do të jetë fitore e të gjithë qytetarëve të Kosovës

“Unë u garantoj, keni besim, keni durim, më 14 shkurt ne kemi me fitu, fitorja jonë ka me qenë fitore e çdo qytetari të Republikës së Kosovës, nuk ka me qenë veç fitore e LDK-së u garantoj, po u garantoj që ka me qenë fitore dhe e bujkut, edhe e arsimtarëve edhe mjekëve, edhe veteranëve të luftës. Jam i bindur që më 14 shkurt qytetarët kanë me na dhënë besimin, neve kanë me na votu edhe arsimtarët, edhe mjekët, edhe veteranët, edhe veteranët, edhe bujqit, janë disa që nuk kanë me na votu të anës tjetër krahut tjetër, po u garantoj që edhe atyre ka me ju ra mirë me fitoren tonë, sepse kemi me u kujdesë edhe për ta.

Në këtë tubim, është prezantuar edhe kandidati i LDK-së nga komuna e Obiliqit, për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhelal Krasniqin.

Lini një Përgjigje

Emërohen anëtarët e Komisionit të Përhershëm të Këshillit Prokurorial

Kurti e Konjufca bashkë në Kamenicë