in ,

Hoti tall Kurtin: LDK punon e nuk flet me megafon si në regjimet e mëparshme

Hoti tall Kurti: LDK punon e nuk flet me megafon si në regjimet e mëparshme

Gjatë tubimit elektoral në Vushtrri, ai tha se qeveria e drejtuar prej tij, ka menaxhuar me procese shumë të vështira, duke filluar nga pandemia, ndihmat në ekonomi dhe riparimi i raporteve me aleatët e Kosovës.

Hoti u shpreh se LDK nuk është parti që dalim në rrugë për të folur me megafon dhe për të shpërndarë parulla si në regjimet e mëparshme.

“Ne nuk jemi njerëz që shkojmë në veri për të rrahur gjoks por punojmë zhvillimin e gjithë Kosovës. Ne as nuk dalim në rrugë për të folur me megafon dhe për të shpërndarë parulla si në regjimet e mëparshme”, tha Hoti.

“Vetëm LDK mund të çojë përpara procese të mëdha. Ne jemi njerëz të dëshmuar që kërkojmë besimin tuaj me 14 shkurt për të vazhduar me përmbylljen e procesit të dialogut, me zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit, me ndërtimin e rrugës nga Prishtina jo vetëm deri në Vushtrri por deri në veri të Kosovës. Ne nuk jemi njerëz që shkojmë në veri për të rrahur gjoks por punojmë zhvillimin e gjithë Kosovës. Ne as nuk dalim në rrugë për të folur me megafon dhe për të shpërndarë parulla si në regjimet e mëparshme”, tha Hoti.

Lini një Përgjigje

Arrestohet edhe një zyrtar policor

Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë