in

ATK tejkalon planin e të hyrave për muajin janar

Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës për muajin janar kanë shënuar performancë të mirë duke tejkaluar pritshmëri e planifikuara. Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milion euro të mbledhura më shumë.

Trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

ATK është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktoj objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim.

Lini një Përgjigje

IPK arrestoi një zyrtar policor në Lipjan

IKD: Programet e partive në kundërshtim me parimet kushtetuese të Kosovës