in

Ambasadori Abbott u takua me kryetaren e Kushtetueses

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi.

Ambasadori Abbott, nëpërmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është takuar me Arta Rama-Hajrizin, me të cilën diskutuan për vendimet e fundit të gjykatës, duke i ofruar mbështetje për pavarësinë e gjykatës dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Sot jam takuar me Arta Rama Hajrizin, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Diskutuam për vendimet e fundit të gjykatës dhe ofrova mbështetjen time për të siguruar pavarësi për gjykatën dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Abbott.

Lini një Përgjigje

AKK konfirmon se 3 zyrtarët ndërkombëtarë të KShC-së nuk e kishin deklaruar pasurinë

Identifikohen 12 shtetas nga Afganistani të fshehur në një kamion