in

15 vjet burg të akuzuarit për mbytjen e bashkëshortes

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur akgjykim dënues ndaj të pandehurit Ilir Haxhiaj, i cili bashkëshortes së tij, tani të ndjerës H.D, i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore me pasojë vdekjen.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Ajser Skenderi, i akuzuari Ilir Haxhiaj, shpallet fajtor për veprën penale “lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës, me çka u dënua me 15 vite burgim.

Tutje, në aktgjykim thuhet se në dënimin e shqiptuar prej 15 viteve, të akuzuarit Haxhiaj, do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 01 qershor 2019, e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 30 gusht 2019, Ilir Haxhiaj akuzohet se më 31 maj 2019, rreth orës 17:30 minuta, duke drejtuar veturën “Suzuki” Ëagon R+ në rrugën “Gusia” në dalje të fshatit Samadraxhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, të ndjerën H. D.,e ulur mbrapa me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj i akuzuari Ilir Haxhiaj e ka ndalur makinën në anën e djathtë të rrugës dhe e ka nxjerr nga vetura me forcë të ndjerën.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Haxhiaj pasi kanë dalur jashtë nga vetura, ka filluar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij, të ndjerën H. D., duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit e cila pastaj është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti ku i pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore dhe në vertikuj.

Si pasojë e dëmtimeve në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, H. D., kishte vdekur në QKUK në Prishtinë. /BetimipërDrejtësi

Lini një Përgjigje

Ky është personi i plagosur në Prishtinë

Liverpool turpërohet në Anfield, Brighton e nxjerr nga lufta