in

Një muaj paraburgim policit që keqtrajtoi një 18-vjeçar

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj policit Haris Kelmendi, i cili në disa pamje të publikuara më herët shihet duke keqtrajtuar një të ri.

Gjykata ka bërë me dije se i pandehuri H.K dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Të pandehurit H.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 një muaji për veprën penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 1 të KPRK-së, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1.1 dhe 1.2.2 të KPK-së”, është thënë në njoftimin Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas këtij njoftimi, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale./ER

Lini një Përgjigje

Pezullohet nga puna një prokuror në Prishtinë

Renditja e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit