in

Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli, akt historik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe kandidat për president nga kjo parti, ka postuar një shkrim në Facebook, në të cilin përshëndet formailizimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Izraelit që u bë sot. Sipas tij, kjo njohje e forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare dhe i shpreh mirënjohje SHBA-së për ndërmjetësimin mes dy shteteve.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.

Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve.

Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaq të rëndësishme. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin tonë, SHBA-të, janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojmë ato. Kjo do të jetë edhe një prej detyrave të mia parësore si President i ardhshëm i vendit.

Falënderim i veçantë për popullin dhe shtetin e Izraelit!

Lini një Përgjigje

Festohet marrëveshja Izrael – Kosovë

KQZ-ja organizon vetë zgjedhjet edhe në veri