in

Ky do të jetë moti gjatë javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje.

Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Lini një Përgjigje

Berisha: Formailizimi i marrëdhënieve Kosovë-Izrael, goditje haxhiqamilëve modernë të Kosovës

Kosova dhe Izraeli nënshkruan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike