in

Kosova po e paguan çmimin e dytë para Gjykatës Speciale

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me anëtarë të tjerë të PDK-së, kanë bërë homazhe para shtatores së heroit, Zahir Pajazitit, në 24 vjetorin e rënies së tij.

Hoxhaj ka theksuar se sot në këtë përvjetor janë pa praninë e të parit të PDK-së, Kadri Veseli, të presidentit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale.

“Kjo ditë është e veçantë për Kosovën, kur në rrugëtimin tonë për liri po e paguajmë përsëri një çmim te dytë. Dhe këtë çmim të dytë po e paguajmë para një gjykate. E para saj kauza jonë për liri, ne jemi të sigurt që shokët tanë do të dalin fitimtarë dhe faqebardhë. Ndërsa, ne si Parti Demokratike e Kosovës do të ndjekim idealet e tyre, do të ndjekim qëllimet e tyre dhe do e përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës duke e anëtarësuar Kosovën në OKB, në Bashkim Evropian dhe në NATO”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë ditës, Hoxhaj do të bëjë homazhe edhe në kompleksin memorial në Lladoc, te përmendoret e Zahirit, Akifit dhe Edmondit me komandantët e Llapit në Orllan.

Lini një Përgjigje

Kurti: Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë

Don Xhoni reagon me sharje dhe fyerje ndaj policit që ushtroi dhunë