in

Von Cramon: Partitë të respektojnë vendimin e Supremes

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka thënë se duhet respektuar vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme dhe se partitë politike në Kosovë duhet të bëjnë një fushatë korrekte.

“Pas vendimit të Gjykatës Supreme për të ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme, dua të theksoj se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe shpresoj se ato do të bëjnë një fushatë korrekte në javët e ardhshme”, ka shkruar ajo në Twitter, njofton Klan Kosova.

Supremja ia ka pranuar pjesërisht ankesën Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kandidatët, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi-Murtezajt, të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë, kurse jashtë mbetet kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lini një Përgjigje

Polici vrau Klodian Rashën që s’kishte armë

Hoti: Kurti s`ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër