in

Filloi ndërtimi i QKMF-së në Mamushë

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i objektit shëndetësor në Mamushë, ku popullata e këtij lokaliteti ka kontribuuar në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.

“Sot, filloi ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mamushë, realizim i memorandumit të nënshkruar kohë më parë, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Presim aftësimin sa më të shpejtë të këtij objekti shumë të rëndësishëm shëndetësor për Mamushën dhe fshatrat përreth duke shtuar edhe hapësirat, personelin dhe pajisjet mjekësore.

Komuniteti i kësaj ane, ka kontribuar në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, zbatimin e barazisë e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në shtetin tonë. Urime!”, është shprehur Zemaj.

Lini një Përgjigje

Shtetet që kanë më pak korrupsion, kanë përballuar më mirë pandeminë

Hebrenjtë krijues të shtetit të Dardanisë