in

Abrashi nënshkroi marrëveshje me Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve

“Kjo marrëveshje do t’i ruajë më shumë se 6 mijë vende pune dhe 400 kompani që punojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të punojë me të gjithë operatorët ekonomikë që t’u dalë në ndihmë duke i ruajtur vendet e punës”, tha Abrashi.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar një marrëveshje të parimeve për ta mbështetur Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Ministri Abrashi tha se kjo marrëveshje do të shërben që të ruhen vendet e punës në këtë sektor, duke dhënë garanci se në bashkëpunim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, do të gjenden modalitetet që të mbështetet ky sektor.

“Kjo marrëveshje do t’i ruajë më shumë se 6 mijë vende pune dhe 400 kompani që punojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të punojë me të gjithë operatorët ekonomikë që t’u dalë në ndihmë duke i ruajtur vendet e punës”, tha Abrashi.

Abrashi tha se Ministria e Infrastrukturës do të marrë të gjitha veprimet që të mbështes këtë sektor.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se ky veprim konkret i Ministrisë është një hap tutje në ruajtjen e shumë vendeve të punës.

Vitin e kaluar, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kishte liruar të gjithë këta operator nga rendet e udhëtimit dhe të gjitha taksat për tri vitet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

MSh-ja dhe Posta e Kosovës lansojnë pullën postare kushtuar mantelbardhëve

Takim për dialogun ndërfetar mes ambasadorit Szunyog dhe Imzot Dodë Gjergjit