in

Vatikani i shqetësuar për qëndrimin ndaj armëve bërthamore të Norvegjisë

Lëvizja fetare “Fetë për paqen” e Norvegjisë i bën thirrje Parlamentit të bashkohet me Traktatin e OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore, që hyn në fuqi të premten, më 22 janar.

Udhë e gjatë një shekull

“Kërcënimi i mundësisë së shfarosjes në masë nga armët bërthamore ishte një nga arsyet kryesore, për të cilën më se 400 krerë fetarë u mblodhën në Kyoto të Japonisë, në vitin 1970, për Konferencën e parë  botërore mbi fetë e paqen”- lexohet në thirrjen, e cila kujton pasojat tragjike, që mund të  rëndojnë mbi mbarë njerëzimin nga përdorimi i armëve bërthamore. “Do të vrasin verbërisht, do të flijojnë jetë të panumërta, të pafajshme, do të sjellin vuajtje e sëmundje të papërshkrueshme e do ta rrënojnë natyrën dhe klimën, me pasoja për shumë brezni” – shpjegojnë liderët e lëvizjes “Fetë për paqen Norvegjia”, thellësisht të bindur se ekzistenca dhe përdorimi i armëve bërthamore është në kundërshtim të plotë me vlerat e parimet etike të feve.

Nuk duhet vijuar investimi i pasurive, për armët

“Në emër të dashurisë për njeriun, nuk mund ta pranojmë përdorimin e armëve bërthamore. Derisa të ekzistojnë këto lloj armësh – shtojnë – mbetet gjithnjë i pranishëm edhe rreziku i përdorimit të tyre. Prandaj na duket krejtësisht e papranueshme që Norvegjia “të vijojë ta pranojë përdorimin e armëve bërthamore në kundërshtim të plotë me dinjitetin njerëzor”.

“Fetë për paqen Norvegjia” theksojnë se nuk ka kurrfarë kundërvëniejeje ndërkombëtare a morale ndërmjet antarësisë së Norvegjisë në Nato e ratifikimit të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore. Si kujtojnë, së fundi, se shpenzimet vjetore për armët bërthamore në nivel botëror arrijnë në një shumë prej të paktën 100 miliard dollarësh amerikanë, liderët fetarë përfundojnë duke kujtuar: “Pasuritë tona duhen përdorur për zhvillimin njerëzor dhe mbrojtjen e krijimit, e jo për investime në prodhimin e armëve, që mund ta qesin fare mbarë njerëzimin!”.

Lini një Përgjigje

Thaçit, Selimit e Krasniqit iu vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Pse i la Gjykata Speciale në paraburgim të gjithë të akuzuarit për krime lufte?