Komisioni Evropian miratoi të hënën më shumë se 55 milion euro për të zëvendësuar dhe rinovuar më shumë se 68 km të rrjetit të ujit të nxehtë të Zagrebit.
Paratë u miratuan nga Fondi i Zhvillimit Rajonal. “Politika e kohezionit po demonstron edhe një herë vlerën e saj duke rritur efikasitetin e energjisë në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të mbrojë mjedisin dhe të mbështesë tranzicionin e gjelbër”, tha Komisioni Evropian.
Rrjeti i ri i ujit të nxehtë do të zvogëlojë humbjet e nxehtësisë dhe ujit në Zagreb dhe gjithashtu do të bëhet i pajtueshëm me burimet e rinovueshme të nxehtësisë.Ai gjithashtu do të zvogëlojë kostot e mirëmbajtjes dhe konsumin e gazit natyror për ngrohjen e ujit dhe do të kontribuojë në uljen e emetimeve të gazeve serrë.
Punimet do të kryhen në verë për tre vitet e ardhshme, sipas Komisionit, njofton Hina, sipas Jutarnji list.