in

Do të ketë vërshime në Gjakovë, Junik, Pejë, Istog…

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se shkaku i reshjeve të shiut që do të fillojnë nga nga sot, mund të ketë vërshime në disa zona të vendit.

“Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta. Ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë përmbytja e shpejtë, por ajo është e mundur”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Ekipi i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden, drejt plotësimit

Dreka e kobshme e janarit 1953