in

Glauk Konjufca u reagon Dakës dhe KQZ-së

Glauk Konjufca ka reaguar pas vendimit të KQZ-së që kërkoi të shikohet edhe njëherë vendimi i KGJK-së lidhur me emrat e kandidatëve për deputetë që kishin probleme me ligjin. Kjo vlente për të gjitha partitë, përkatësisht për 47 emrat që kanë qenë të dënuar në tre vjetët e fundit. Lidhur me këtë problematikë, Konjufca ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.

I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.

Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?

Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore.

Lini një Përgjigje

Si do të jetë moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin dhe s’u lejohet të kandidojnë