Në mbledhjen maratonike që po vazhdon, lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, lista e Nismës dha ajo e AAK-së nuk janë certifikuar nga KQZ-ja.
Kjo pasi që ‘pro’ certifikimit të listës së VV-së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ-së.
“5 vota për, s’certifikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvendësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvendësohen.
Valdete Daka para votimit ka theksuar se nuk është e drejtë që të mos certifikohen kandidatët që s’kanë probleme me ligjin.
Nisma nuk është certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit
Një gjë e tillë është bërë e ditur në mbledhjen e mbajtur nga KQZ-ja, ku pas hedhjes në votim të certifikimit të subjektit politik, pavarësisht se pati 6 vota për.
Subjektet politike të cilat nuk certifikohen kanë të drejtë të përcjellin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Gjykatën Supreme.
Arsyeja e moscertifikimit të Nismës është moszëvendësimi i kandidatëve të cilët në tri vitet e fundit kanë pasur probleme me ligjin.
Nuk certifikohet as lista e AAK-së
Po ashtu as lista e AAK-së nuk është certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi disa kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin.
Në votimin që u bë në KQZ, nuk mori 8 vota për që të certifikohet lista e kandidatëve të AAK-së.


