Nijazi Muhamedi
Ç’bën pushtuesi, kur pushton një vend?
Po punë e parë që bën pushtuesi kur pushton një vend është:
1.Regjistrim. Pushtuesi veten e shpall shumicë në vend të huaj, pra në vendin e pushtuar
2. Vendësit
Banorët autoktonë të tij i shpall pakicë në vend të vet
3. Puna e tretë që bënë. Veten e ngulë në sheshe qytesh, kurse vendësit i dëbon nga sheshet e qyteteve (Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Struga) dhe i çon skajeve; ose i shpërngul “me vetëdashje” ose me represion;
4. Kryeqytetin e pushtuar e shpall kryeqytet të vetin.
Veten e shpall shumicë në kryqytet, ndërsa vendasit i shpall pakicë (Shkup) dhe i dëbon skajeve.
5. Gjuhën e vet e shpall zyrtare, gjuhën vendëse e ndalon në përdorim publik dhe e shpall gjuhë pakice (populli vendës pakicë, gjuha e tij pakicë),
6.Ndryshon toponimet
Tash, a ka vend të tregojmë gjithëhera se nuk jemi aq sa na thonë, po jemi aq sa kemi qenë gjer në diten e pushtimit, dhe sa jemi tash pa fshehje?