in

Daka: Familja ime është e shqetësuar, kërcënimet ndaj meje të paprecedenta dhe të rrezikshme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka thënë se akuzat e partive politike në adresë të institucionit që drejton dhe vetë saj janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur me qëllim të pamundësimit të zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.

“Akuzat e partive politike, në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi”, ka thënë Daka në konferencë, raporton Express.

Ajo ka thënë se kërcënimet publike të bëra në drejtim të saj janë të rrezikshme, të paprecedenta të cilat i kanë shqetësuar familjen.

“Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime – janë të paprecedente dhe të rrezikshme”, ka shtuar Daka.

Kjo konferencë e Dakës vjen pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kërkesa me qene sugjestive dhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojnë (KQZ), po dojnë eliminim politik”, ka thënë Konjufca ne Rtv Dukagjini.

Daka tutje ka deklaruar se çdokush që ka ankesa mund t’iu drejtohet organeve kompetente.

“Lehtë ta sulmosh një nënë që s’e mbron asnjë parti”

Valdete Daka i është kundërpërgjigjur anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili dje tha se Daka po dëshiron ta eliminojë politikisht Albin Kurtin.

Daka në një konferencë të jashtëzakonshme për media, si asnjëherë më parë është përgjigjur ndaj deklaratës së një politikani, duke thënë se nuk e mbështet asnjë parti politike.

 “Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua, një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike. Pavarësisht kësaj, unë jam krenare që drejtoj një institucion si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka një staf profesional, puna e të cilëve vlerësohet lart në raportet e organizatave ndërkombëtare. Kjo është forca më e madhe që kam dhe që u dalë të gjithëve ballëhapur”, tha Daka.

Ajo kërkoi që të gjitha partitë dhe politikanët të mos bëjnë akuza dhe kërcënime dhe t’i lënë që si institucion t’i organizojnë zgjedhjet në mënyrën e duhur.

“Në fund i ftoj të gjithë që të përmbahen nga kërcënimet dhe akuzat, si dhe të respektojnë institucionet e ndërtuara me shumë sakrificë të njerëzve të vendit tonë dhe të na lejojnë t’i organizojmë zgjedhjet siç parashihet me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me Kushtetutë”, tha Daka.

Konjufca, dje në RTV Dukagjini foli për shenja të “rrezikimit të demokracisë”, ndërsa nuk hezitoi ta akuzojë direkt kryetaren e institucionit për organizimin e zgjedhjeve.

“Po ndjehen disa shenja të një rreziku të demokracisë. Po bëhet cenimi i parimit të sigurisë juridike. Po bëhet ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës për Albin Kurtin dhe të tjerët. Kushtetuta është e njëjta që nga viti 2008″, tha Konjufca.

“Personi që në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, theksoi ai./Express

Lini një Përgjigje

Rohde apelon të respektohen vendimet e institucioneve shtetërore

Zyra e BE-së: Certifikimi i kandidatëve përcaktohet nga ligji, KQZ të lejohet të punojë pa ndërhyrje