in

U NDA NGA JETA GAZETARI MUHARREM RAMABAJA

Që nga dita e djeshme më mbuloi pikëllim për ndarjen nga jeta të mikut tim, Muharrem Ramabaja, i cili qysh nga rinia e hershme ushtroi perofesionin e gazetarit në revistën „Zëri“ të Prishtinës. Në të njëjtën redaksi ishte edhe drejtor, derisa nuk e mbylli gazetën pushteti policor serb më 1993.

Me Muharremin, gati në një kohë të njëjtë filluam profesionin e gazetarisë në Kosovë, ndërsa në Gjermani jetuam bashkë në të njëjtin qytet për 25 vite me radhë,ku pos kujtimeve të mira nga Kosova, ndamë edhe peshën e rëndë të mërgimit. Ai në ndërkohë shkroi dhe i la në dorëshkrim edhe dy proza të gjata, njërën me tematikë nga shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve nga trojet etnike në Sanxhakun e Nishit nga Serbia dhe tjetrën, me tematikë nga jeta mërgimtare e shqiptarëve në Gjermani. Vdekja e gruas së tij një vit më parë, Muharremit, veç sa ia rëndoi sëmundjen edhe ashtu të rëndë.

I ndjeri, pas vetes la edhe dy djem, të rritur e të ngritur intelektualisht në Gjermani: Altinin, arkitekt dhe Adrianin filolog. Muharrem Ramabaja, përpos në kujtesën e lexuesve të shumtë gjatë jetës, ai mbetet i respektuar edhe në kujtesën e mërgimtarëve shqiptarë në Gjermani. Pushoftë në paqë miku im!

 

Lini një Përgjigje

Selmanaj: Avdullah Hoti është lideri që i duhet vendit

Vjosa Osmani nuk mund të jetë bartëse e listës së VV-së