in

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani publikojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë zbuluar sloganin me të cilin do të garojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. “Krejt dhe Drejt”, është slogani, që Kurti dhe Osmani kanë postuar në profilet e tyre në “Facebook”.

 Ish-kryeministri Albin Kurti shprehet se më 14 shkurt do të jetë një referendum popullor, i cili do ta kthejë Kosovën në rrugë të mbarë.

“Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet! #krejtdhedrejt’, ka shkruar Kurti.

Presidentja në detyrë e Kosovës thotë se fryma mobilizuese është me shumicën dhe kur kjo shumicë është bashkuar të gjithë kanë dalë fitues, pavarësisht pengesave të krijuara.

“Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin! Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues”, shkruan mes tjerash znj. Osmani.

Lini një Përgjigje

Parlamenti malazez voton sërish ligjet e kthyera nga Gjukanoviqi

Dy vëllezërve në Tiranë u sekuestrohen 5 milionë euro pasuri