in

Parlamenti malazez voton sërish ligjet e kthyera nga Gjukanoviqi

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar sërish disa ligje që u kthyen për rishqyrtim nga presidenti, Milo Gjukanoviq.

Në seancën e thirrur nga kabineti qeveritar, nuk morën pjesë deputetët opozitarë.

Deputetët e pranishëm i miratuan pa debat, ndryshimet në Ligjin për liritë fetare, pastaj ligjet për: nëpunësit civilë, kujdesin shëndetësor; punën dhe akte të tjera.

Të gjitha këto ligje ishin miratuar më 29 dhjetor të vitit të kaluar, por presidenti i Malit të Zi i ktheu ato në parlament më 2 janar.

Gjukanoviq refuzoi t’i dekretojë këto ligje, me arsyetimin se në seancën e dhjetorit, nuk kishte kuorum, ashtu siç përcaktohet me Rregulloren e Punës të Parlamentit të Malit të Zi.

Ligji për liritë fetare, ishte miratuar në vitin 2019, dhe kërkonte nga komunitetet fetare të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918.

Qeveria e re – që doli pas zgjedhjeve të gushtit – tha se do ta ndryshojë ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi.

Lini një Përgjigje

Edhe 166 specializantë nisin shkollimin specialistik

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani publikojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit