in

Kurti priti ambasadorin dhe zv.ambasadorin e Austrisë

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, priti sot në një takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger, dhe zëvendësambasadorin, z. Martin Schaller. Në takim me Kurtin ishin edhe Glauk Konjufca me asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Në këtë takim u fol për zgjedhjet që po afrojnë, rëndësinë e mbarëvajtjes demokratike të tyre dhe për përgatitjet që po i bën për fushatë Lëvizja VETËVENDOSJE!. Kryetari Kurti tha se këto zgjedhje dallojnë nga ato të kaluarat pasi kanë marrë formën e një referendumi popullor ku do të ndodhë shkëputja nga partitë e vjetra që kanë keqqeverisur për një kohë të gjatë me vendin. Kurti e njoftoi ambasadorin Weidinger me prioritetet e qeverisë së re dhe me aspekte të programit që shtrojnë masa konkrete për ekonominë e rënduar edhe më tej nga pandemia. Kryetari Kurti dhe Ambasadori Weidinger folën edhe për marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës e Austrisë, dhe për bashkëpunim të shtuar me qeverisjen e re të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lini një Përgjigje

Alt: Dështimi i BE-së në Ballkan, sukses për Kinën

Hoxhaj premton pagë minimale 300 euro, rritje page 30 për qind