Ministri Zemaj në një postim në Facebook shkruan se së bashku me kryeministrin Hoti kanë takuar strukturat dhe anëtarët e Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, te të cilët kanë vërejtur entuziazmin dhe vendosmërinë për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Bashkë me kryeministrin Hoti, kemi takuar disa nga strukturat dhe anëtarët e Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë.
Entuziazmi dhe vendosmëria e tyre janë garanci për përkushtimin e përbashkët deri në fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Fuqizimi i shtetit është prioriteti ynë i përbashkët!” ka shkruar Zemaj.


