Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, njoftoi në një shkrim në Facebook se, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të bashkëpunimit me Programin e Zgjeruar të Imunizimit, UNICEF-i për ekipet e imunizimit, për të gjitha komunat, dhuroi 1.394 frigoriferë.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Programin e Zgjeruar të Imunizimit, UNICEF-i për ekipet e imunizimit, për të gjitha komunat, sot ka dhuruar 1.394 frigoriferë mobil.
Donacioni është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe i kontribuon efikasitetit dhe sigurisë së imunizimit dhe për këtë i falënderojmë sinqerisht.
Kapacitet i ruajtjes së vaksinave është 2.6 litra, deri në 41 orë 29 minuta, kohë e mjaftueshme për ekipet mobile të imunizimit për të vepruar në tërë territorin e shtetit, me siguri të plotë. Faleminderit!”, ka shkruar Zemaj.


