in

Zemaj nënshkroi Udhëzuesin për trajtim me plazmë konvalescente

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar se sot ka nënshkruar Udhëzuesin për trajtim me plazmë konvalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Sipas ministrit, shpresohet që Plazma Konvalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot. Këtë ministri e ka bërë me dije nëpërmjet një shkrimi të postuar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Konvalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Në funksion të trajtimit të personave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, kam nënshkruar “Udhëzues për trajtim me Plazmë Konvalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse”.

Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid 19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

Shpresojmë që Plazma Konvalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.

Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid 19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qytetarët do të përgjigjen pozitivisht.

Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Konvalescente.

Lini një Përgjigje

Vritet me thikë 15-vjeçari në Prizren

Zjarr në arkivin e stacionit policor në Drenas